Mimoza llasticën me siguri s’e keni harruar! Sot, e martuar me një prokuror, merret me politikë në Zvicër

E njihni Zhaklina Dhimojanin? Ndoshta me këtë emër nuk iu kujtohet, por ajo është aktorja protagoniste në filmin aq të dashur për publikun “Mimoza Llastica”.

Tashmë ajo ka rrëmbyer edhe vëmendjen e medieve zvicerane. Në një fushë krejt larg aktrimit, Zhaklina nisi në Zvicër karrierën si përkthyese. Ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.

Atje Dhimojani u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler, i cili është sot bashkëshorti i saj.

Ndërkohë sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.

Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare të parlamentit zviceran. “Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.

“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë.

Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komuniste e kujton emrin e saj”, tregon një gazetare e njohur në Tiranë. / gazeta shqip

TE TJERA

spot_img