Viti i ri në Holandë nisi me pamje nga Kalaja e Rozafës, çfarë reklame për vendin tonë!

Viti i ri erdhi në Holandë me pamjet e Shqipërisë.

Në kanalin e njohur televiziv “AvroTros” nisi transmetimin edicioni i 22-të i spektaklit “Wie is de mol”, i cili është xhiruar në vendin tonë.

Episodi i parë u zhvillua në kalanë e Rozafës, në Shkodër dhe u ndoq nga mijëra shikues. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti vlerësoi rëndësinë e këtij spektakli me publikimin e pamjeve nga Shqipëria. “Një publicitet i shkëlqyer i Shqipërisë”, shprehet ajo.

Shqipëria u përzgjodh si destinacion për xhirimet e 12 serive të sezonit 22 për vitin 2022 të emisionit televiziv më të shikuar në Holandë, (Cili është i infiltruari?).

Në emisionin me audiencë prej mbi 4 milionë shikuesish, 11 konkurrentë, personazhe VIP holandezë erdhën në Shqipëri dhe xhiruan lojërat me sfida dhe aventura, në vendet më të bukura dhe mbresëlënëse të Shqipërisë.

Prej sot, publiku holandez do të ndjekë më kërshëri se si konkurrentët VIP-a holandezë do të skualifikohen një nga një gjatë aventurave në vendet më mahnitëse të Shqipërisë.

11 yjet holandeze, të cilët xhiruan seritë në Shqipëri, janë artistë të njohur, prezantues televizivë, aktorë, krijues, gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë.

Ata zbulojnë në çdo seri, me aventurat e tyre drithëruese, destinacione spektakolare të Shqipërisë për dymbëdhjetë javë rresht.

Në serinë finale të Wie is de Mol? (Cili është i infiltruari?) do të përcaktohet fituesi i sezonit 22-të, por gjithashtu, do të demaskohet edhe i infiltruari, ai që gjatë gjithë serive shkakton dëme, ai që eliminon shokët me intrigat e tij, saboton partnerët, shkakton humbje për skuadrën, mbjell mosbesim dhe krijon situata të mistershme gjatë gjithë serive.

Emisioni Wie is de Mol? shfaqet çdo vit në Holandë, që prej vitit 2000.

Përpara Shqipërisë, destinacionet e këtij programi kanë qenë gjithashtu vende nga më të veçanta të botës, si psh., Australi, Zelandë e Re, Shtetet e Bashkuara, Kinë, Kanada, Kolumbi, Portugali, Argjentinë, Tajlandë, Meksikë, Jordani, Japoni, Irlandë e Veriut, Skoci, Itali, El Salvador, Nickaragua, Islandë, Spanjë, Gjeorgji, Republika Ҫeke, Afrikë e Jugut, Hong-Kong, Filipine, Sri-Lanka, Republika Domenikane.

Xhirimet e sezonit 22 të programit Wie is de Mol 2022? (Cili është i infiltruari 2022?) u ndihmuan dhe u mbështetën ndër të tjera, edhe nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...