Taulant Balla rrëfehet dhe tregon çfarë pritet: 2022 do të jetë viti i ndryshimit të …

Programi “Dola te Ola” këtë javë nuk mund të niste më bukur se sa me një këngë të kënduar nga vëllezërit korçarë.

Endri dhe Stefi në këtë fillim viti kishin zgjedhur këngën “I kam vënë kapak”, duke e nisur bukur dhe mbarë 2022-shin.

I ftuari i parë në programin “Dola te Ola” ishte deputeti Taulant Balla, i cili bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij.

Si fillim viti, Taulant Balla uroi që përveç fitores mbi pandeminë, 2022-shi të jetë një vit më i mirë për vendin tonë. “Politika duhet të ketë një dialog konstruktiv, dhe të gjithë duhet ta fillojmë nga vetja.

Shqipëria është një familje e madhe që hap pas hapi duhet të bëjmë më të mirën për të. Kemi kaluar dy vite të vështirë, dy sprova të mëdha që gjunjëzojnë edhe vende shumë të zhvilluara, por ne besoj ja kemi dalë”.

Si pjesë e rëndësishme e maxhorancës, Taulant Balla theksoi se viti 2022 do të jetë ai i ndryshimit të qasjes së administratës ndaj qytetarëve.

Taulant Balla në zgjedhjet e 25 prillit doli deputeti më i votuar, dhe i pyetur se si ndihet në lidhje më këtë fakt, ai tha: “Në të gjitha përballjet që kam patur më kanë mbështetur dhe jam ndjerë i vlerësuar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...