‘Kanë përjetuar terror’, Arjan Konomi bën deklaratën e papritur në studio, tregon çfarë u ndodhi Andit dhe Melisës

Andi dhe Melisa ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në “Përputhen Prime”, ku treguan që kanë lënë pas çdo keqkuptim me produksionin e “Përputhen”.

Opinionisti Arjan Konomi tregoi fillimet e lidhjes së tyre dhe u shpreh se ka qenë një situatë e tmerrshme, sepse të dy e donin njëri-tjetrin por kishin frikë ta tregonin. Ai tha se Andi dhe Melisa kanë përjetuar terror në fillimet e lidhjes për shkak të komenteve të publikut.

“Me Andin dhe Melisën ka qenë një situatë e tmerrshme. Më ka ardhur keq për këta dy të rinj që duheshin, por kishin frikë ta tregonin. Një situatë që as në kohën e fashizmit dhe nazismit nuk e kam parë që të përjetohej kaq terror për të dalë në publik.

Kishin disa ditë ose javë që jetonin bashkë. Melisa nuk dilte nga shtëpia fare. Andi hynte në shtëpi në orë që mos të kuptohej.

Një terror dhe pse? E gjitha për shkak të komenteve të publikut. Prandaj publik i dashur bëni një gabim shumë të madh kur detyroni këta të rinj, sicc është rasti konkret i Andit dhe Melisës, dhe sicc ka qenë rasti i Teas dhe Beartit, që për hir të komenteve fshihen, kuptoni që këta njerëz kërkojnë dashurinë. Mos e ekzagjeroni me komentet”, tregoi Arjani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...