Ronela Hajati “qetëson” ata që nuk po i zinte gjumi! Ja çfarë do të ndodhë me këngën e saj që do të na përfaqësojë në Eurovizion

Ronela Hajati ka nisur që tani nga puna për të përfaqësuar sa më mirë Shqiëprinë në Eurovizion, që këtë vit do të mbahet në muajin maj në Torino në Itali.

Fitorja e saj me këngën “Sekret” në Festivalin e 60-të të RTSH-së shkaktoi mjaft zhurmë, pasi shuëm personazhe të njohur të fushës së muzikës dhe jo vetëm e kritikuan për tekstin, por edhe për ritmet ballkanike, gjë që sipas tyre nuk të nderon në Eurovizion.

Ronela Hajati e ftuar sot pasdite në programin “E diela shqiptare” zbuloi se puna e parë pas fitores në “Fest’ 60” është përpunimi i këngës.

Hajati dëshiron që ‘revampi’ i “Sekret” të bëhet në Angli te një nga producentët më të mirë me të cilin ajo ka ëndërruar gjithmonë të punojë.

Bëhet fjalë për Diztortion, i cili qëndron pas hiteve të Major Lazer, David Guetta, Sean Paul, Shakira, Rita Ora, etj. Artistja tregoi se kënga do të këndohet në shqip dhe anglisht, por vargu që publiku pëlqen kaq shumë “1,2,3, ta marrsha”, do të qëndrojë në gjuhën shqipe.

Kështu që gjithë “kritikuesit” e saj të flenë gjumë rehat tani e tutje, sepse kënga do të përpunohet dhe me siguri Ronela do e djegë fare në Torino.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...