Pas darkës me peshk me Ramën, Kim thumbon Berishën. Komentuesit ‘masakrojnë’ Ambasadoren…

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar në rrjet përcaktimin e sanksionit 7031 (c) mbi personat e shpallur “non grata” për korrupsion nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Postimi i ambasadës në rrjetin social vjen disa orë pas një darke që Kryeministri Edi Rama ka shtruar në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan, ku ishin të pranishëm diplomatët e akredituar në Tiranë, mes të cilëve edhe Yuri Kim.

Sali Berisha edhe pse i shpallur “non grata” nga SHBA, kërkon të marrë Partinë Demokratike duke pretenduar që të mbajë edhe një referendum me 18 dhjetor për shkarkimin e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, një mesazh i koduar duket se vjen nga ambasada amerikane në Tiranë.

Berisha i është drejtuar DASH për të riparë vendimin e shpalljes “non grata”, por nga postimi i Ambasadës së SHBA, nga 200 non grata, asnjë nuk është hequr.

Darka e Ramës me diplomatët vjen në një kohë kur SPAK ka nisur hetimet lidhur me inceneratorët, ndërsa dy ditë më parë arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, si dhe shpalli në kërkim Stella Gugalljan dhe Klodian Zoton lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Ndërkohë nën hetim thuhet se janë edhe inceneratorët e Fierit dhe Tiranës. Media ka publikuar reagime të shumta, sikundër edhe opozita në qëndrimet e saj ka kërkuar thellimin e hetimeve, duke akuzuar për inceneratorët Kryeministrin Edi Rama, zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin Damian Gjiknuri, Kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Armando Subashi, apo njeriun hije Klodian Mërtiri.

Një pjesë e konsiderueshme e personazheve të akuzuar publikisht ishin prezent në darkën e djeshme me ambasadoren Kim dhe diplomatë të tjerë, çka duket se ka sjellë një seri reagimesh në rrjetin social.

Komentuesit e pyesin diplomaten si shkoi darka me Ramën dhe Ahmetajn, sikundër interesohen nëse ajo ka ngrënë ngjala apo peshk?

Gjatë javëve të fundit, diplomatja amerikane është vendosur në qendër të vëmendjes nga komentues të shumtë, madje edhe në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në rrjetin social, për shkak të qëndrimeve që ajo ka mbajtur ndaj disa zhvillimeve në rradhët e opozitës, por edhe suportit të vazhdueshëm që i ka dhënë Qeverisë Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...