HYRJELAJMESHOWBIZNuk pritej, Antonela ofendon rëndë disa banorë të “Big Brother” (Foto)

Nuk pritej, Antonela ofendon rëndë disa banorë të “Big Brother” (Foto)

Ish-konkurrenjta e “Për’Puthen” dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”,

Antonela Berisha, u konsiderua një nga lojtaret më provokuese dhe problematike në garë, dukr krijuar konflikte të ndryshme e duke i bërë banorët vazhdimisht të dalin nga vetja.

Pas daljes nga shtëpia ajo shprehu se mund ta kenë penalizuar disa situata, duke veçuar debatin e ashpër që pati me Big Mamën. Tashmë, një javë pas eleminimit të saj, Antonela ka thumbuar konkurrentët që janë ende në lojë, duke i bërë një urim ironizues pasi ka parë deklaratat që ata kanë bërë për të.

Mesaduket, ish-konkurrentja e “Për’Puthen” ka parë biseda që nuk i kanë pëlqyer midis banorëve, që duket se e kanë komentuar për keq. Në një story të postuar në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo ka shkruar:

“Kur macja nuk ishte, minjtë paskan filluar të hedhin valle. Relax, është thjesht një show” Më pas, ajo ka postuar edhe foton e dy minjve me numrin “22” si një formë urimi ironizues për banorët.

Ndërkohë, me anë të një shkrimi të gjatë në një postim në llogarinë e saj të “Instagram”, Antonela ka falenderuar shumë njerëz që i janë gjendur pranë gjatë vitit që lamë pas, duke përfshirë kështu dhe falenderime të shumta për publikun.

Ndërkohë, me anë të një shkrimi të gjatë në një postim në llogarinë e saj të “Instagram”, Antonela ka falenderuar shumë njerëz që i janë gjendur pranë gjatë vitit që lamë pas, duke përfshirë kështu dhe falenderime të shumta për publikun.

TE TJERA

spot_img