Ndahet nga jeta në Tiranë ish-politikani dhe biznesmeni i njohur …

Ka vdekur në Tiranë, Luigi Nidito, ish-politikan nga Prato, Firenze, në vitet ’80 këshilltar komunal e bashkiak për Partinë Social Demokrate, së fundmi menaxher dhe redaktor i aktiviteteve të shumtë në Shqipëri.

Nidito, 75 vjeç, një nga themeluesit e TV Prato më 1978, u ndje keq një ditë më parë teksa ishte në një taksi, me të cilën po shkonte në një takim.

Në media është bërë publike se fatkeqësisht, ndërhyrja e urgjencës nuk mundi të bënte asgjë.

Ndonëse jetonte prej kohësh në Shqipëri, Nidito nuk i kishte shkëputur lidhjet me Praton dhe Toskanën, ku kthehej shpesh për shkak të aktiviteteve si sipërmarrës ose si referent i shoqatave italo-shqiptare.

Banonte në Tiranë me gruan Simona dhe familjen. Në Shqipëri themeloi të parin Lyons Club (tani janë katër) dhe Confimi Albania (degë e Confindustria). Ka qenë edhe zëvendëspresident i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri.

Nidito prej 15 vitesh jetonte në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të...

Edhe Vis Pupa merr telefonatën nga e shoqja: Kupën dua ta çosh në Shkodër

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët...

‘A të them me kë jam unë’? Bashkëshortja habit Elvis Pupën?

Elvis Pupa ka zhvillaur ditën e sotmë një bisedë...