Familja u bashkua! Holta gjen nënën biologjike Jorgjien pas 53 vitesh

Holta gjen nënën biologjike Jorgjien pas 53 vitesh!

Me një familje të madhe e me shumë dashuri ajo tashmë nuk është më e vetme. Nënë Jorgjia realizoi ëndrrën e saj të ndrydhur në vetvete prej vitesh që të përqafojë sërish Rozetën e saj.

Ardit Gjebrea: Quhet Devis dhe është djali i Rozetës.

Jorgjia: Zoti i çoka gjërat në vend.

Ardit Gjebrea: Ja ku është, Rozeta jote jeton dhe është me dy motrat.

Jorgjia: Të kenë jetën e gjatë.

Ardit Gjebrea: Të ka kërkuar, gjithë jetën ka pyetur dhe atë e ka birësuar një zonjë me emrin Jorgjia si ty.

Jorgjia: Ku, në çfarë qyteti? Ma trego të vërtetën si shpirti.

Ardit Gjebrea: Në Tiranë. Ka shkuar një çift për të birësuar një fëmijë në qytetin e Vlorës dhe kanë patur disa fëmijë atje dhe në një moment Rozeta jote ka shkuar dhe e ka përqafuar zotërinë që kishte shkuar bashkë me bashkëshorten dhe ata kanë thënë se këtë vajzë do të marrim dhe e morën.

Jorgjia: Sa vjeçe?

Ardit Gjebrea: 5 vjeçe. Është rritur në një familje të mrekullueshme, ta kanë mbajtur shumë mirë vajzën.

Jorgjia: Faleminderit. Jam mirënjohëse tërë jetën.

Ardit Gjebrea: Ajo u bë një balerinë dhe djali i saj është një balerin shumë i talentuar. Je gati ta takosh?

Jorgjia: Gati.

Ardit Gjebrea: Sot e ka emrin Holta sepse kur e morën dhe e adoptuan, nga Rozeta e quajtën Holta, kështu që të gjithë e njohin me këtë emër. Tani ti do e thërrasësh me këtë emër apo Rozeta?

Jorgjia: Rozeta.

Ardit Gjebrea: Rozeta eja tek mamaja që të ka lindur!/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...