Ç’po ndodh mes çiftit? Beatrix ia thotë në sy Donaldit: Më ke shtrydhur! (video)

Ditët e fundit nuk kanë qenë fort të mira për çiftin e “Big Brother”.

Beatrix ka biseduar me Donaldin për gjithë situatën që ndodhi gjatë spektaklit të mbrëmshëm. “Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur”,-i tha Beatrix.

“Për çfarë të kam shtrydhur?”, e pyeti Donaldi. “Po prandaj ka ardhur gjithë ky diskutim se s’do të kisha reaguar në atë lloj forme.

Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur, e ke bërë me vetëdije ose pa vetëdije nuk e di, pastaj thonë njerëzit kjo nuk jep mendimin e vet”,-u shpreh Beatrix.

Natën e 31 dhjetorit banorët e Big Brother Vip kanë shijuar ushqimet e preferuara, që i janë gatuar nga mamatë e tyre dhe njerez te tjere te aferm.

Kështu dhe Beatrix ka provuar një nga pjatat tradicionale që serviret në tryezat shqiptare për Vitin e Ri, përsheshi, me gjel deti, që ishte gatuar nga nëna e Donaldit, teksa duhet t’i dërgonte një mesazh.

Me sa duket gatimi i ka pëlqyer Beatrixit, e cila e ka falënderuar nënën e të dashurit të saj, duke treguar madje se kishte ngrënë dhe pjatën e Sarës.

Ndërkohë që banorët e tjerë i sugjeronin si të shprehej, një nga vajzat i tha madje të thoshte se i puth të dyja duart “vjehrrës”, por as Donaldi nuk ka dashur, duke i thënë qartë ‘jo’.

“Mami i Donaldit, faleminderit shumë për përsheshin ishte shumë i mirë. Të lumshin duart. Kam ngrenë jo vetëm pjatën time, por edhe pjatën e Sarës”, iu drejtua Beatrix nënës së Donaldit.

https://m.facebook.com/bbalb/videos/448741786823730/?refsrc=deprecated&_rdr

TE TJERA

spot_img