HYRJELAJMESHOWBIZTrixa var buzët edhe për Vitin e Ri: Ka disa njerëz që...

Trixa var buzët edhe për Vitin e Ri: Ka disa njerëz që nuk…

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shfaqur e mërzitur në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, që e priti nën shoqërinë e banorëve të Big Brother Vip dhe partnerit të saj, Donald Veshaj.

Përgjatë pjesës më të madhe të kohës, ajo ka qëndruar vetëm dhe s’ka pranuar të flasë me njeri për shqetësimin që kishte.
Ndërkohë aktori është munduar ta qetësojë dhe të zbulojë se çfarë e mërziti të dashurën e tij.

“Nuk jam mirë nëse nuk je ti”, i drejtohet Donald Veshaj këngëtares.
“Të iki të shtrihem më mirë, po mundohem shumë, të betohem”, i përgjigjet ajo.
“Dua të të ndihmoj që të flesh mendjen nga kjo gjëja”, i tha aktori.

Edhe pas fjalëve të partnerit të saj, këngëtarja nuk është qetësuar dhe është ulur e mërzitur në tavolinë. “Tani ndërrohen vitet o shpirt, duhet të jesh e buzëqeshur.

Do të kapë 2022-shi kështu. Po çfarë ke, pse po rri kështu. Edhe natën e Vitit të Ri kështu, pse? Se kuptoj se çfarë mund të të shqetësojë kaq shumë”, e pyet Donald Veshaj, megjithatë Beatrix Ramosaj refuzon të përgjigjet.

Në një moment, ajo shkon tek aktori duke e përqafuar dhe puthur, megjithatë sërish fjalëpakë.

“Më kap inati me veten time që s’kam fuqi të ndryshoj gjërat. Sikur s’kam efekt tek ty, kur të shikoj ashtu se ke idenë sa mërzitem”, ishin fjalët që iu drejtua Donaldi.

Kujtojmë që herë pas here, Beatrix Ramosaj ka shprehur shqetësimin se si do e presin njerëzit jashtë për romancën që krijoi me aktorin në shtëpinë e BBV, që u konsiderua tradhti ndaj Bora Zemanit.

TE TJERA

spot_img