Ronela iu kundërpërgjigjet me klas të gjithëve atyre që iu vërsulën pas fitores në Festival: Më falni të gjithë ju që…

Ronela Hajati ka reaguar për herë të parë duke iu përgjigjur kritikave nga artistët e tjerë ndaj këngës së saj fituese të “Festivalit të Këngës”.

Përmes një postimi në Instagram, Ronela shkruan se dy vitet e fundit kanë qenë nga vitet e saj më të vështirë.

Ajo e vijon shkrimin e saj duke u shprehur se urrejtja nga artistët ndaj një vajze që ka punuar gjithë jetën për artistë të tjerë është e neveritshme dhe diabolike. Ronela shkruan se një artist i vërtetë e ka zemrën e bukur dhe jo të ligë dhe nuk blen as tekste dhe as muzikë por ulet dhe punon.

“Viti 2020 dhe viti 2021 kane qene nga vitet me te veshtira te jetes sime! Jo se s’kam pasur vite te tjera te keqija, por keto kane qene ato me te veshtirat per t’u fshehur qe cdo gje eshte ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga nje faktor tjeter qe nuk dua te permend.

Sot dua t’ju uroj shendet e pozitivitet me njeri tjetrin! Sepse nuk e kemi… Fitorja e festivalit ka qene gjeja me e sakte qe me ka ndodhur ne kete periudhe. Kemi punuar aq shume per kengen “SEKRET” e prape s’jam e kenaqur akoma. Performanca ime eshte per here te pare trending ne Europe si asnjehere. Komentet e shumta nga te huajt jane 95 perqind pozitive.

Kontestime? Gjithmone do kete, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste per nje vajze qe ka punuar me vite te tera per shume artiste te tjere, per tekste te mrekullueshme, melodi te mire; eshte e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua, qe kam sakrifikuar gjerat me te shtrenjta per t’i pelqyer njerezve! Komentet e keqija kane qene minimale, por te gjitha nga adresa shqiptare.

Me falni te gjithe ju “poetet” qe zhargonin e keni te mrekullueshem! Nje artist i vertete e ka zemren e madhe e te bukur, jo te lige! Nje artist i vertete nuk blen as tekste, as muzike, por ulet dhe punon! Gezuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetem shendet se te gjitha rregullohen”, shkruan Ronela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...