“Na plasi tr*pi”, binjaku i Donaldit i përgjigjet Bora Zemanit

Ndër historitë më të komentuara të dashurisë në vitin që po lëmë pas ishte ajo e moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

Lidhja e tyre u bë edhe më publike me hyrjen e aktorit në Big Brother VIP, ku dyshja patën edhe një takim romantik në javët e para të spektaklit.

Kur gjithçka dukej se po shkonte mirë për çiftin, aktori filloi një intimitet të madh me banoren tjetër të shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Dyshja më pas filluan lidhjen e cila po vazhdon akoma, ndërsa mbetet ndër ngjarjet më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar.

Megjithatë, lidhur me këtë trekëndësh prezantuesja ka qëndruar e heshtur, duke reaguar vetëm një herë përmes një postimi në Instastory.

Por, Bora si duket ka vendosur që të kaluarën ta lërë pas me fillimin e Vitit të Ri. Ajo ka hequr nga Instagrami Donaldin, bashkë me të edhe Beatrix dhe Romeo Veshaj.

Menjëherë ka ardhur reagimi i vëllait binjak nëpërmjet një videoje, ku të gjithë besojnë se mesazhi i këtij postimi është për Borën.

Romeo postoi në instagramin e tij një video ku duket aktori i humorit Albano Bogdo duke thënë: “Uoo na plasi tr*pi, nuk i intereson askujt.”

Videoja është ripostuar gjithashtu në instagramin e Donadit, i cili menaxhohet gjithashtu nga Romeo. Romeo ka qenë gjithmonë në mbështetje të vëllait të tij, si në puthjen e tij me Bora Zemanin të cilën e postoi në Instagram, ashu edhe në lidhjen me Beatrix apo situatat e tjera në shtëpi.

TE TJERA

spot_img