“I dashuri më tradhëtoi natën e Vitit të Ri, kur isha e izoluar, telefonit iu përgjigj e dashura e tij e re”

Një grua e kaloi natën e Vitit të Ri në izolim për shkak të virusit dhe u godit shumë kur kapi të dashurin e saj duke e tradhtuar me një vajzë tjetër.

Ally Newsham, 30 vjeç, e lidhur me Ross, 32 vjeç, për gati dy vjet u mërzit që nuk mundi ta kalonte natën e Vitit të Ri bashkë sepse duhej të izolohej. Ross i tha asaj se do festonte në shtëpinë e një shoku.

Vajza nga Mançester i besoi partnerit të saj por ai e kaloi natën me një grua që takoi në internet.

“Kur ai nuk më telefonoi të më uronte në mesnatë dhe nuk u përgjigjej mesazheve të mia, e kuptova se diçka nuk ishte në rregull.

Në janar 2019, Ally dhe Ross, i cili aktualisht është i papunë, u njohën në Tinder. Dyshja filluan të takoheshin dhe vetëm gjashtë javë më vonë, Ally u transferua për të jetuar me Ross-in.

Ross dhe unë u dashuruam menjëherë, thotë Ally. “Çdo mëngjes, ai më linte shënime të ëmbla për t’u zgjuar. Dhe mbrëmjeve, ai gjithmonë bënte darkën gati për mua pas punës. Ai ishte i mirë dhe u ndjeva shumë me fat që e kisha”.

Për Vitin e Ri, aplikacioni i shërbimit shëndetësor NHS më tha se kisha qenë në kontakt me dikë që ishte i infektuar dhe se duhej të izolohesha për 10 ditë.

“Unë u mërzita shumë që nuk mund të isha me Ross-in për një ditë kaq të veçantë të vitit. Ross ishte gjithashtu i mërzitur.”

Çifti foli vazhdimisht në telefon gjatë ditëve në vijim – derisa i dashuri “humbi” natën e Vitit të Ri. Unë thjesht supozova se e kishte zënë gjumi herët, tha Ally.

Të nesërmen në mëngjes, Ross më dërgoi një foto të mëngjesit të tij. Ishte në një tavolinë ngrënieje që nuk e njihja. E pyeta se ku ishte dhe ai tha se ishte në shtëpinë e një shoku.

Ally shtoi: “Mendova se ishte e çuditshme pasi nuk kisha dëgjuar më parë për këtë shok të tij. Pjesën tjetër të ditës, Ross i injoroi telefonatat dhe mesazhet e mia.”

Më vonë atë natë, Ally u përgatit për të pritur vetëm Vitin e Ri. Ajo tha: “Isha e mërzitur duke qenë e izoluar në shtëpi, kështu që vendosa të bëhem e bukur që të ndihem më mirë. Pastaj hapa një shishe Prosecco dhe piva në divan. Për orë të tëra prita një mesazh apo telefonatë nga Ross, por nuk ndodhi”.

Ajo shtoi: “Pastaj, në mesnatë, ai as nuk më uroi. Unë isha shumë e mërzitur dhe shkova në shtrat”. Të nesërmen, kur Ally u përpoq t’i telefononte Ross-it, një grua iu përgjigj telefonit të tij.

Ally thotë: “Gruaja tha se nuk duhej t’i telefonoja më Ross-it dhe se ai ishte me të. Unë ngela pa fjalë. Duke u dridhur, i thashë se isha e dashura e Ross prej dy vitesh, por ajo nuk më besoi. Ajo tha se Ross i kishte thënë se ne ishim ndarë shumë vite më parë. Ndërsa unë u përpoqa ta pyesja më tej, ajo më mbylli telefonin.

“Shpërtheva në lot. Nuk mund ta besoja se Ross ma kishte bërë këtë. U ndjeva shumë e tradhtuar. Ross më dërgoi një mesazh menjëherë ku shkruante se më donte. M’u duk i neveritshëm.”

Ditë më vonë, izolimi i Ally-t përfundoi, kështu që ajo shkoi me makinë në shtëpinë e Ross për t’u përballur me të.

Ally thotë: “Unë i vendosa të gjitha rrobat e tij në një qese dhe i thashë se mes nesh kishte mbaruar. Ai pranoi se kishte takuar një grua në Facebook pasi filloi izolimi im. Ai kishte tre ditë që flinte me të në shtëpinë e saj.

Ai vazhdoi të kërkonte falje, por nuk më interesonte më. Më ishte thyer zemra dhe i thashë të mos fliste më me mua.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...