Dy fëmijë lindin brenda 60 sekondash në minutat e para të vitit 2022 në Shqipëri! Mbajnë emra të veçantë

Fëmija i parë për vitin 2022 në Shqipëri është djalë! Ai ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale pak më parë.

Ministrja bën të ditur se edhe fëmija i dytë i lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve është djalë gjithashtu.

Postimi i plotë/ “Mirë se erdhe AKID. Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.

Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”m shkruan Manastirliu.

Ajo që bie në sy janë emrat e veçantë që mbajnë këta dy fëijë dhe të dy fillojnë me shkronjën A. Iu urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...