Arjan Sala merr votën e shqiptarëve, zgjidhet personazhi i vitit 2021

Në mars të këtij viti, një qendër e madhe tregtare në Tiranë, u dogj prej disa ditësh. Roja i sigurisë 33 vjeçari Arjan Sala, në një akt vetëflijimi, arriti të shpëtonte jetën e 25 personave, por të tijën, jo.

Top Channel edhe këtë vit realizon sondazhin “Njeriu i Vitit 2021” dhe në listë është edhe Heroi dhe Dëshmori i Atdheut, Arjan Sala, i cili edhe pse nuk jeton, me aktin sublim ka nxitur mijëra njerëz ta votojnë.

Edmond Sala, vëllai i Arjan Salës: I falënderoj nga zemra unë dhe familja ime, të gjithë shqiptarët, që kanë votuar dhe na janë gjendur pranë në këtë fatkeqësi.

Vëllai im tregoi guxim të pashoq. La pas djalin, gruan, prindërit, të gjithë ne të zhytur në dhimbjen e ikjes së një djali të rrallë, me zemër të madhe.

Të gjithë do festojnë ndërrimin e viteve, por ne jo. I urojmë edhe familjet e 25 personave, që vëllai im iu shpëtoi jetën, pa mundur të dilte vetë i gjallë prej andej.

Në atë ngjarje besoj secili nga ne e ndjen veten si të shpëtuar prej tij. Sa të rroj në këtë tokë, Arjani do jetë Heroi im. Shpresojmë që drejtësia të na përgjigjet,

po aq sa iu përgjigj im vëlla thirrjeve të dëshpëruara të njerëzve, për të dalë nga flakët, që ia morën jetën një djali, babai dhe vëllai në moshë të re.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...