Pamjet që po “thyejnë” rrjetin/ Hajdutët po i grabisnin shtëpinë, gazetari e merr vesh në transmetim ‘live’

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë.

Protagonist është një gazetar televiziv, të cilit i është dashur të ndërpresë transmetimin, pasi mësoi se po i vidhnin shtëpinë teksa ishtë në lidhje direkte.

Alejandro Pueblas duhej të informonte moderatorin në studio që duhet të largohej.

Shikuesit panë gazetarin e shqetësuar duke u thënë atyre në studio se do t’i duhej të hiqte mikrofonin dhe të nxitonte të kthehej në shtëpi.

Alejandro, i cili punon për kanalin e lajmeve Cronica HD dhe po raportonte drejtpërdrejt nga Florencia Varela, tha: “Sapo më njoftuan se kanë hyrë në shtëpinë time. Më falni, por duhet të iki.

Kam njerëz brenda në shtëpi dhe s’mund t’i le vetëm,” tha gazetari.

TE TJERA

spot_img