Nga martesa e Fjolla Morinës, te drama Bora-Donald dhe humbja e Hueyda El Saied, ngjarjet më të bujshme të Show Bizz-it shqiptar në 2021

Nga Liarda Kondakçi

2021 ka qenë një vit shumë i larmishëm në showbizin shqiptar. Ka pasur shumë lajme, që janë komentuar për ditë e ditë me radhë, deri në momentin që jemi duke lexuar këtë artikull.

Disa nga personazhet që janë lakuar më së shumti, vazhdojnë të mbeten deri më sot kryefjala e mediave rozë.

Më poshtë abcnews.al, do t’ju risjellë në vëmendje disa nga ngjarjet më të bujshme të showbizit shqiptar

Fillimisht, e nisim me një nga momentet më të gëzuara në jetën e VIP-ave, siç është prindërimi.

Në mars të 2021, çifti i njohur, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë në Spitalin Amerikan në Prishtinë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin shqiptar Bota. Çifti kanë edhe një djalë më të madh, që po ashtu e kanë quajtur me emrin e veçantë Zëri, shkruan abcnews.al.

Të enjten e 15 korrikut, çifti shumë i dashur nga publiku, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Atara. Vogëlushja është një nga bebushet më të bukura të showbizit shqiptar.

Ndërsa, prindërit më të rinj të mediave rozë, janë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. Moderatorja solli në jetë në spitalin Amerikan 3 një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë, Marget. Dyshja zgjodhën të bashkonin emrat e tyre për bekimin e jetës.

Kur bëhet fjalë për lajmet që u përfol e stërpërfol në mediat rozë, ai që mban vendin e parë me një konkurencë të madhe është padyshim arrestimi i Fjolla Morinës. Ajo ra në prangat e policisë së Kosovës mëngjesin e 19 korrikut, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Mbi këngëtaren rëndonin akuzat për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë, shkruan abcnews.al.

Njëri prej këtyre dy personave ishte edhe biznesmeni, Fisnik Syla, i cili u bë edhe bashkëshorti i Morinës.

Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni luksoze në ishujt Maldive. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga dasma e tyre, thuhet që çifti nuk janë më bashkë, megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë nga asnjë nga palët.

Kësaj liste të lajmeve që bën bujë në showbizin shqiptar, nuk kishte si t’i shpëtonte padyshim personazhi më i komentuar, moderatorja Bora Zemani.

Ajo përveç se pati një vit të suksesshëm në emisionin “Përputhen”, jeta e saj private trazoi ujërat e mediave, shkruan abcnews.al.

Fillimisht, moderatorja pranoi një rikthim publikisht me aktorin Donald Veshaj, duke shkëmbyer edhe një puthje në sytë e miliona shqiptarëve.

Mirëpo, jo gjithçka u mbyll këtu, pasi pllaka e historisë ndryshoi, kur Donaldi nisi një njohje me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Ai pranoi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, se ndihej mirë me të dhe e konsideronte një fillim të rri.

Ndonëse romanca mes tyre, duket se po shkon mirë, për publikun ekziston ende një shpresë se Donaldi ka disa çështje të pasqaruara me Borën. Gjithçka, mbetet për tu parë deri në momentin që aktori të lërë shtëpinë e famshme.

Një ngjarje që tronditi jo vetëm showbizin shqiptar, por të gjithë median është ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e artistes Hueyda El Saied. 46-vjeçarja prej kohësh ishte larguar jashtë vendit dhe vdiq si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh, shkruan abcnews.al.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Prej disa vitesh, ajo jetonte në Luksemburg së bashku me djalin e saj të vogël.

El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore. Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në disa nga festivalet e muzikës shqiptare.

Për ta mbyllur 2021 me lajme të gëzuara, pak ditë më parë, Ronela Hajati u zgjodh fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH. Si pasojë, ajo automatikisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e 2022.

Mirëpo, ai i cili ka bërë një bujë më të madhe është fituesi i çmimit të dytë, Alban Ramosaj. “Theje” u kthye në një hit dhe u këndua njëzëri nga i gjithë publiku. Duket se ky çmim vulosi edhe një herë se në muzikë 2021 i takon Albanit.

Kjo pasi, pak muaj më parë, ai fitoi edhe çmimin e parë në Festivalin e Këngës Magjike me “Thikat e mia”. Një artist që premton shumë dhe rrëmbeu zemrat gjithë publikut./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...