“Ku je Bes Kallaku?”, Rama ndan pamjet e Bubqit, por aktori i kthen përgjigjen epike

Aktori dhe moderatori i spektaklit “Kosherja”, Bes Kallaku ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet Bubqi nga hapësira.

Krahas pamjeve, ai ka shkruar me plot humor: “Çfarë eshte ajo gjeja aty Shako???? Ai eshte fshati me i bukur n’bot Alban, fshati me i bukur n’bot. (3 here) #bubqicountry”.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama e ka rishpërndarë këtë postim dhe i ka kthyer një përgjigje Besit.

“Ku je Bes Kalluku ku je? Osht Bubq City jo country vlla, se country o i modh per Bubqin e vogel”, ka shkruar Rama.

Vijojnë replikat mes aktorit Bes Kallaku dhe kryeministrit Edi Rama. Gjithçka ka nisur kur ky i fundit ka postuar në Instagramin e tij një video nga profili i Kallakut, ku shfaqet Bubqi nga hapësira.

Rama “e kritikoi” Besin se Bubqi është ‘citty’ dhe jo ‘country’. Ndërkohë, aktori e ka falenderuar për postimin, por ka theksuar me humor se nuk ka ujë dhe as drita.

“Flm qe mi paske bo repost postimit tim per Bubqin. Ai eshte fshati me i bukur ne bote diten, se naten nuk shihet pasi ska drita. Uje jo e jo. Rroft pusi Ijes”, komentoi Besi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...