“Ika nga shtëpia dhe i bëra bllok kudo” Beniada rrëfen sherrin me të…

Beniada është padyshim një nga banoret më të dashura për publikun dhe vajza më pozitive dhe e çiltër e këtij “Big Brother”. Ajo është përfolur më së shumti edhe për profesionin e saj si modele dhe setet fotografike provokuese që herë pas here ka realizuar.

Por, edhe Beniada fsheh një anë të saj rebele. Së fundmi, ajo ka zbuluar në “Big Brother VIP” që rrugëtimi i saj nuk ka qenë gjithnjë kaq i lehtë. Beniada ka rrëfyer një histori me babain e saj duke treguar se ky i fundit nuk e ka dashur profesionin e Beniadës si modele, duke e përfshirë familjen e saj në një sërë debatesh e diskutimesh.

“Bëra punët e para si modele dhe babi im që më thoshte që nuk e donte punën time. Unë acarohesha edhe i thash se nuk e respekton punën time.

U nisa për punë në tren dhe babi më merrte në celular dhe më shkruante mesazhe. Unë i bllokova thirrjet edhe pastaj më merrte nga numri i mamit. Unë vazhdova t’i mbaja inat”,- tregoi ajo.

TE TJERA

spot_img