Habit Ylli Baka, këngëtari zbulon nga SHBA sa paguhet nëpër koncerte dhe shuma është…

Ylli Baka është një ndër këngëtarët më të kërkuar të muzikës popullore shqiptare. Këtë herë ndërrimin e vitive, ai do e kalojë në SHBA, ku do të këndojë për shqiptarët aty.

Në një lidhje me Skype, Ylli ka treguar si ka qenë 2021 për të. Gjithashtu, ka rrëfyer si është për një artist të kalojë festat gjithmonë larg familjes.

“Ky vit ishte sinqerisht shumë i mirë, sidomos sezoni i verës. Kam pasur shumë koncerte. Ka qenë shumë i suksesshëm.

Të them të drejtën Amerika është e largët, Kanadaja është e largët. Kur je në Europë ke mundësi të bashkohesh me familjen, por sakrificë është.

Besoj se deri nga data 1, 2 e janarit jemi në punë, pastaj në 15 janar jemi të lirë”. Më tej, këngëtari ka zbuluar se në koncerte paguhet me çmime normale dhe në dasma po ashtu.

“Unë paguhem me çmime normale, sa punojmë aq marrim. Nuk ka ndonjë specifik të madhe, se dasma është tradicionale dhe kudo fillon dhe mbaron këndohet dhe kërcehet”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...