Basha zbulon se çfarë do të ndodhë në 5 janar: Ky është lajm i keq për Ramën

Lulzim Basha tha në një konferencë për mediat se pavarësisht paralajmërimit të Komisionit të Rithemelimit për daljen e tij nga selia në 5 Janar,

PD është e përgatitur për çdo situatë. Duke lënë të kuptojë që Basha nuk do të dalë nga selia, ai pohoi se në 5 Janar asgjë nuk do të ndodhë.

Pyetje: Afati 5 janar?

Basha: “Dua t’i them të gjithë demokratëve që asgjë nuk do të ndodhë. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që jemi të përgatitur për çdo situatë dhe nuk lejojmë trekëndëshin e Bermudës që ta zhvendosë betejën nga lufta kundër regjimit te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm.”

Pyetje: A jeni i gatshëm për negociata me Berishën për të ardhmen e PD-së duke zgjedhur një të tretë?

Basha: “Ëndrra e Edi Ramës për ta damkosur PD-në me non-grata mori fund në 9 shtator. Demokratët zgjodhën të ardhmen. Ndaj vendimi i tyre është i qartë, jo vetëm një vendim që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ta lëmë pas të shkuarën. Nuk ka më kthim pas. Ky është lajm i keq për Edi Ramën dhe trekëndëshin e Bermudës por lajm i mirë për shqiptarët.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...