Antonela largohet nga Shqipëria, publikon fotografinë me ‘100 mijë euroshin’

Antonela Berisha, e eliminuara e fundit nga Big Brother VIP ka kaluar vetëm disa ditë në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo ka treguar se ka udhëtuar drejt Dubait së bashku me nënën e saj. Në një video ku shfaqet pranë saj thotë: ‘Me 100 mijë euroshin tim’, ndërsa e ëma i dhuron një puthje.

Një ditë më parë bëri një shkrim falënderues duke nisur nga Arbana Osmani, tek producentët dhe regjisori i programit.

Ajo nuk harroi të shprehte falënderime edhe për mbështetjet që ka marrë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, ndërsa familjen e falënderon që e bënë ‘kockë të fortë për t’i bërë ballë cdo gjëje’. Me këtë duket se i referohet debatit me tone të ashpra që pati me Big Mamën.

Postimi i plotë

Falenderuese për ju! Falenderuese për produksionin e palodhur! Falenderuese ndaj @arbanao e cila më dha mundësinë të përjetoja eksperiencën më të vecantë dhe të bukur të jetës time deri me tani.

Me pozitivitetin,ciltërsinë dhe dashamirësinë tënde më mikprite,për këtë do të jem mirënjohëse gjithmonë! Falenderuese ndaj @lorihoxha dhe sarahoxhaaa autoreve tona dhe regjizorit @eduartgrishaj të cilët kaluan cdo pritshmëri dhe e kaluan këtë emision në një tjetër nivel 👏

Falenderuese ndaj publikut dhe mbeshtetjes se gjithmonshme që me jepni, Falenderuese per ju që më kuptuat, nuk gjej fjalet e duhura të ju them se sa jeni të rendesishem per mua. Falenderuese gjithashtu edhe ndaj atyre qe nuk me kuptuan dhe interpretuan gjithcka si deshen. Në kete bote ka vend per të gjithë. Big Brother Vip mua me ndryshoi dhe kjo fal jush ♥️

Faleminderit per vitin më të rendesishem të jetes sime edhe kjo faj jush dhe e fundit por jo me pak e rendesishme, Faleminderit familjes time që më bëne kock te forte ti bej ball cdo situate 🙏

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...