Antonela largohet nga Shqipëria, publikon fotografinë me ‘100 mijë euroshin’

Antonela Berisha, e eliminuara e fundit nga Big Brother VIP ka kaluar vetëm disa ditë në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo ka treguar se ka udhëtuar drejt Dubait së bashku me nënën e saj. Në një video ku shfaqet pranë saj thotë: ‘Me 100 mijë euroshin tim’, ndërsa e ëma i dhuron një puthje.

Një ditë më parë bëri një shkrim falënderues duke nisur nga Arbana Osmani, tek producentët dhe regjisori i programit.

Ajo nuk harroi të shprehte falënderime edhe për mbështetjet që ka marrë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, ndërsa familjen e falënderon që e bënë ‘kockë të fortë për t’i bërë ballë cdo gjëje’. Me këtë duket se i referohet debatit me tone të ashpra që pati me Big Mamën.

TE TJERA

spot_img