500 euro bonus për këdo që vaksinohet nga tani deri në 1 shkurt, ky është shpërblimi i qeverisë për qytetarët

Nuk janë pak. 500 euro për çdo shtetas austriak që është ende i pavendosur nëse do të vaksinohet kundër Covid apo jo.

Qeveria duke se ka ‘hapur thesin’ ndërdsa kancelari Karl Nehammer (Övp) njoftoi se ai është i hapur për mjetin e bonusit: “Çdo gjë që na ndihmon të bëjmë më shumë njerëz të vaksinohen përpara se të bëhet i detyrueshëm,

dërgon një sinjal pozitiv për shoqërinë tonë.” Zëvendës kancelari Werner Kogler (Verdi) tha se kushdo që merr dozën nga tani deri më 1 shkurt do të marrë bonusin prej 500 €.

Pas izolimit për të pavaksinuarit, i cili do të zgjasë deri më 10 janar, masa e radhës pritet të jetë bonusi prej 500 eurosh, i cili është në formën e një kuponi me një afat të caktuar shpenzimi.

Kjo nismë ka ardhur si një propozim i socialdemokratëve dhe qeveria thotë se është gati të flasë për këtë.

Nuk është ende e qartë se kujt duhet t’i drejtohet, ekskluzivisht atyre që duhet të marrin dozën përforcuese apo edhe më kokëfortët “no vax”. Aktualisht në Austri shifra për popullsinë e vaksinuar është rreth 70.6%.

Çfarë do të mendonte për masën pjesa e popullsisë që tashmë është vaksinuar pa marrë asnjë kontribut? Për virologun Fabrizio Pregliasco, ideja e bonusit ka ardhur shumë vonë dhe tani do të ishte mungesë respekti ndaj atyre që janë vaksinuar më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë austriake: “është e rëndësishme t’u përcjellim mesazhin të pavendosurve se vaksina nuk i mbron vetëm ata,

por edhe ata që janë pranë tyre”. Dhe nëse kjo nuk mjafton, në Austri gjobat e majme së shpejti do të japin stimuj për vaksinën, e cila do të bëhet e detyrueshme duke filluar nga shkurti i vitit 2022.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...