HYRJELAJMEAKTUALITETVENDIMI I FUNDIT! Kjo është kategoria që do të marrë 80 milionë...

VENDIMI I FUNDIT! Kjo është kategoria që do të marrë 80 milionë lekë nga qeveria për…

Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur 80 mln lekë shpërblim për Gardën e Republikës me rastin e festave të fundvitit.

Vendimi i miratuar paradite nga Këshilli i Ministrave është botuar në Fletoren Zyrtare. Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2021.

VENDIMI I PLOTË

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të neneve 12 e 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 9, të vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

a) Pas fjalëve “… Policisë së Shtetit, …” shtohen fjalët “… Gardës së Republikës së Shqipërisë, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese …”;

b) Në fund të pikës 9 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, në vlerën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2021.”.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare

TE TJERA

spot_img