HYRJELAJMEKORONAVIRUS“Shumë vende janë mbyllur”, kryeministri Edi Rama paralajmëron masa të reja për...

“Shumë vende janë mbyllur”, kryeministri Edi Rama paralajmëron masa të reja për shkak të Omicron

Prej kohësh, Evropa është nën “ethet” e variantit Omicron. Ky variant ka mbërritur edhe në vendin tonë, ku janë konfirmuar rastet e para.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëar se për shkak të tij, vendi ynë mund të vendosë masa të reja, duke kujtuar se disa shtete kanë mbyllur kufijtë.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se kjo nuk do të thotë që të shtrëngohet zinxhiri i jetës.

“Dua të theksoj se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re për shkak të një versioni të ri të virusit, që po mbyll vendet e tjera. Holanda është mbyllur deri në 14 mars.

Vendimet për mbyllje do të mbërthen rradhazi vend pas vendi. Ne nuk duhet të ngutemi, por duhet ta dimë se nuk duhet ta kalojmë sikur nuk ndodh gjë. Mbase disa masa duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e jetës siç e keni marrë”, tha kryeministri.

Kujtojmë se ora policore vazhdon në vendin tonë, megjithëse nata e ndërrimit të viteve do të jetë përjashtim.

/News31

TE TJERA

spot_img