Ndonëse pak çuditshëm, këto 3 shenja horoskopi do ta nisin më së miri vitin 2022

Kemi kaq shumë gjëra për t’u emocionuar, sepse një vit i ri po vjen, dhe bashkë me të, vijnë shumë mundësi të reja. Sidoqoftë, muaji i parë i vitit 2022 mund të mos jetë aq i qetë sa prisnit. Në fakt, fajin mund ta ketë astrologjia.

Për fat të mirë, viti fillon me diellin në Bricjapin punëtor dhe pragmatik, duke shfrytëzuar aftësinë tuaj për të kaluar edhe momenter më të tmerrshme. Dhe për shenjat me fat të zodiakut që do të kenë muajin më të mirë në janar, do të jetë po aq i bukur sa dhe befasues.

Kur të fillojë viti 2022, Venusi – planeti i dashurisë dhe miqësisë – tashmë do të jetë retrogradë në Bricjap, gjë që mund të sjellë tensione dhe konfliktet. Mërkuri – planeti i logjikës dhe komunikimit – do të qëndrojë gjithashtu retrogradë në Ujor që nga 14 janari. Kjo mund t’ju bëjë të rimendoni planet tuaja.

Megjithatë, fatmirësisht, me Jupiterin tek Peshqit, mund të ndiheni më të hapur ndaj dashurisë dhe gati për të shprehur emocionet. Mos lejoni që gjërat e vogla t’ju shqetësojnë kur ka kaq shumë gjëra të bukura.

Pavarësisht gjithë dramave, Bricjapi, Ujori dhe Peshqit do të kenë muaj shumë të mirë. Ja pse:

Bricjapi: Asnjë konflikt nuk ju “rrëzon” dot!

Gëzuar ditëlindjen, Bricjap! Kjo është një periudhë veçanërisht intensive në jetën tuaj, por mos u shqetësoni, sepse kjo nuk do ta prishë festën. Afërdita po e kalon pjesën e mbetur të muajit në retrogradë në Bricjap, gjë që mund të sjellë pasiguri. Por ju jeni një shenjë zodiaku shumë e disiplinuar që mund t’i kaloni të gjitha. Deri në përfundimin e këtij muaji, mund të jeni në një vend krejt ndryshe me energji të reja.

Ujori: As Merkuri retrogradë nuk do t’jua prishë sezonin e ditëlindjes

Ky muaj mund të fillojë ngadalë, por ju do të fitoni kaq shumë vrull me kalimin e kohës. Fillon me diellin në shtëpinë tuaj të 12-të të spiritualitetit, duke ju inkurajuar t’i jepni kohë kuptimit të emocioneve tuaja. Mërkuri do të qëndrojë në retrogradë më 14 janar, gjë që mund të rrisë nivelin e pasigurisë që mund të shtojë pasiguritë. Megjithatë, pasiguria nuk do të jetë problen nëse jeni të gatshëm të “përqafoni” të gjitha mundësitë e çuditshme dhe të bukura që vijnë.

Peshqit: Është koha për festë!

Në fund të vitit, Jupiteri – planeti i zgjerimit, aventurës dhe bollëkut – hyri zyrtarisht edhe një herë në shenjën tuaj të zodiakut. Kështu u nxitët të bëni një hap pas. Tani, Jupiteri është kthyer dhe më mirë se kurrë, duke ju dërguar energji shumë pozitive, drejt e tek ju!

Burimi: Elite Daily

Përktheu dhe përshtati: News31

TE TJERA

spot_img