Kush do e drejtojë PD-në? Demokrati zbulon emrin surprizë

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu i pyetur se a ka emra konkretë se kush do e drejtojë Partinë Demokratike,

u shpreh se janë disa që kanë shprehur ambicien për të qenë në krye dhe kjo do të zgjidhet përmes një votimi.

Balliu tha se sot janë 4-5 persona përfshi dhe Tomor Alizotin që kanë shprehur ambicien.

“Ky aksion përfundon kështu: filloi me foltoren, kuvendin, referendumi dhe në fund të çon të bësh zgjedhje në PD për kryetarin e ardhshëm dhe nuk ka demokrat në Shqipëri që të jetë kundër zgjedhjeve. Se kush do jenë kandidaturat atë e vendos anëtarësia.

Deri sot janë 4-5 persona përfshi dhe Tomor Alizotin që kanë shprehur ambicien më pas do vendos dhe unë se kë do votoj. Unë mendoj se PD janë jo vetëm propozimet e Berishës që jo vetëm do e forconin partinë por mbi të gjitha

ka nevojë që PD të bashkohet me të gjithë vlerat që ajo ka në historikun e saj nga ata të ‘90 deri te ata sot, dhe një figurë që e bën këtë padiskutim është Berisha dhe kjo është ajo që i duhet bashkimi, më pas politikat për tu zgjeruar dhe hapur. Atë ditë do të hiqet një nga dhëmballët e kalbura që ka kapur opozitarizmin”, u shpreh Balliu për MCN Tv.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...