Moderatori Blendi Fevziu rrëfeu mbrëmjen e djeshme prapaskenat që fshiheshin pas transmetimit të një emisioni ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama.
Fevziu është shprehur se studioja e “Opinion” ishte dezinfektuar kur do të vinte Rama duke treguar më tej se kryeministri e përballoi me sukses.
“Një herë kur do të vinte Rama, këtu erdhën që të dezinfektonin studion pa e ditur që ka emision edhe ishte gati duke dështuar emisioni sepse nuk hyje dot nga dezinfektimi, por e mbajti ai nuk pyeti fare.”, tha Fevziu.