Artan Hoxha shigjeton Monika Lubonjën: Këshilltare që paguhet me taksat tona, ndërsa ajo…

Aktorja Monika Lubonja, e cila është njëkohësisht dhe konkurente në shtëpinë e “Big Brother VIP”, mban postin e këshilltares së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ky fakt nuk ka lënë indiferent gazetarin investigativ Artan Hoxha.

Ai është shprehur se njerëz që paguhen me taksat e shqiptarëve, kanë tre muaj në spektakël dhe kjo do të thotë që shteti ka rënë.

“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit.

Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar.

SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME