HYRJELAJMEOPINIONAktivistja ndaj Ardit Gjebreas: Shkrumbove vlerat, fillimisht nuk u besova syve! Ky...

Aktivistja ndaj Ardit Gjebreas: Shkrumbove vlerat, fillimisht nuk u besova syve! Ky është mallkimi më i madh

Aktivistja Elona Caslli ka reaguar ashpër ndaj moderatorit Ardit Gjebreas, në lidhje me atë çfarë ndodhi mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ajo shkruan se mbrëmë “Big Brother” zbarkoi në Festivalin e Këngës në RTSH.

Sipas saj, Gjebrea ka vendosur ta shkrumbojë vlerën e këtij festivali dhe të na hedhë hi syve.

“Dy fjalë për Ardit Gjebrean

Kisha vendosur mos ta ngjyeja tulin e ditëve të fundit të vitit me çorbën mediatike apo politike në Shqipëri, por është e pashmangshme p?r sa kohë gjendesh përballë një ekrani të madh për të cilin paguan taksa dhe je dëshmitare e një procesi ku ” Big Brother” zbarkon në Festivalin e Këngës në RTSH.

Fillimisht nuk u beson syve. Vë në dyshim shqisat e tua, por Ardit Gjebrea të konfirmon funksionimin e duhur të shqisave, teksa pa iu dridhur hiç qerpiku të pohon: “Ky festival është i të gjithëve. Ja për shembull, unë punoj tek ” Klani” dhe jam këtu. Dikush tjetër punon tek ” Neës 24″ apo në ” Top Channel” dhe është këtu”.

Ardit Gjebrea e njeh mirë rëndësinë dhe seriozitetin e nj? festivali të tillë, pasi ka qenë jo pak herë pjesë e tij. Fakti që Gjebrea ka vendosur ta shkrumbojë vlerën e këtij festivali dhe të na hedhë hi syve me këtë deklaratë, nuk do të thotë se hiri që ai mban në duar është e vërteta e mirëfilltë.

Festivali nuk është i të gjithëve Gjebrea. Festivali është një shtojcë e ” Big Brother-it” në Top Channel, ose e thënë ndryshe festivali është i partisë në pushtet.

E thënë shkurt, arti i përket partisë dhe partia i përket artit në këtë festival dhe kjo shihet qartë në çdo detaj të festivalit.

Mallkimi më i madh që mund t’i ndodhë artit është kur vihet në funksion të mirëfilltë të partisë. Nuk është më art, por është pseudoart.

Post Scriptum- Shfaqja e djeshme ishte thjesht një dehumanizim i artit”, shkruan Elona Caslli.

TE TJERA

spot_img