Veliaj me Mercedes Benz Maybach S800, kërcënohet Artan Hoxha: “Ose hesht, ose do të shkaterrojme”

Gazetari Artan Hoxha denoncon se është kërcënuar për shkak të publikimeve të tij lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në facebook Hoxha thotë se i është dërguar mesazh i koduar i tipit mafioz “Ose hesht ose do të shkatërrojmë”

Hoxha i kujton mesazhdërguesit se nuk është në listën e përfituesve dhe nuk ka për të qënë kurrë në listë pagesën e borderosë sepse “është borderoja më e madhe kriminale se çdo organizatë kriminale në këtë vend”

Hoxha publikon dhe shkresën me numër protokolli 9275 ku jepet miratimi për ndërtimin e incineratorit 128 milionë euro të Tiranës.

Më herët gazetari Hoxha kishte publikuar i pari edhe foton e makinës luksoze duke thënë se ka parë Veliajn që të dalë disa herë nga makina super luksoze të tipit Mercedes Benz Maybach S800.

Postimi i Artan Hoxhes
Me firme dhe me vule…

Ose me firme te thate dhe me vule te njome…
E kuptoj pse e keni humbur gjakftohtesine!!!!

Nuk e keni me mua, e keni me inceneratorin(ate të madhin e Tiranes)!!!!
Nuk ma falet ate qe thashe para dy javesh!!

E varet vath në vesh dhe në rastin me te pare, me niset mesazhin e koduar, tipik mafioz, “ose hesht, ose do të shkaterrojme”….

Ç’a t’thote vellai, nuk u bej dot derman…
Nuk figuroj në borderote tuaja(qe në fakt jane parate e taksave të qytetareve me te varfer te Europes).

Nuk figuroj as në perfituesit e projekteve tuaja, as në perfituesit e honorareve tuaja.
Nuk jam në listen e “ndereve apo detyrimeve” tuaja.

Nuk jam në liste-pagesen e marketingut tuaj, sepse nuk kam as media, as portal, as gazete apo reviste.

Dhe nuk e kam hapur nje te tille, ashtu si dhjetera dhe qindra kolege të mi, vetem e vetem, qe të mos detyrohem të trokas në deren tuaj.

Jam thjeshte nje taksapagues i rregullt i qytetit ku jetoj prej 25 vitesh. Paguaj çdo detyrim si çdo qytetar i Tiranes, edhe pse vazhdoj të jetoj me qira.

Nuk kam qene, nuk jam dhe nuk do te jem kurre ne liste-pagesen e borderose tuaj, sepse eshte borderoja me e madhe kriminale se çdo organizate kriminale ne kete vend.
Dhe ashtu si mbyllet shkresa, me numer protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndertimin e inceneratorit 128 milione euro të Tiranes,

“Ju faleminderit per mirekuptimin”…..

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...