Po ky ç’pati? I thonë ta rregullojë mikrofonin, Dagz i ashpër me produksionin e Big Brother: S’du…

Dj Dagz sot ka biseduar me Antonelën teksa ka treguar se është nervoz dhe kjo nuk ka të bëjë me situatën brenda shtëpisë.

Atij siç duket nuk po i pëlqen qëndrimit brenda shtëpisë pasi u rikthye një javë më parë. Ai tha se nuk po ndihej mirë duke menduar për situatën se çka po ndodh jashtë Big Brother.

Gjithashtu në një bisedë me Donaldin dhe Beatrixën, Dagz u shpreh se mendon që menaxheri i tij është hidhëruar me të sepse ai zgjodhi të vazhdojë qëndrimin në shtëpi pa DJ Pm.

Theksojmë se, Dagz tha se ka kërkuar të dal nga shtëpia se nuk po i rrihet aty, madje shtoi se ka qenë keq por ende rri në shtëpi.

Ndryshe, dy javë më parë Dagzi-t iu ka imponuar nga moderatorja, Arbana Osmani të vazhdojë qëndrimin në shtëpi edhe pse ishte kundër vullnetit të tij.

Theksojmë se, Dagz supozohet se do krijojë një lidhje me Einxhel, pasi dyshja po shihen tejet të afruar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, derisa është duke biseduar, dikush nga produksioni i thotë ta rregullojë mikrofonin, mirëpo ai reagon menjëherë. “Spo du”, thotë Dagz.

TE TJERA

spot_img