PËRFSHIHET NGA FLAKËT SPITALI COVID, PLAGOSEN TË PAKTËN 5 PERSONA

Të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur pasi një spital rus që trajtonte pacientë me COVID u përfshi nga flakët.

Lajmi është bërë i ditur për agjencinë TASS nga Ministria e Situatave Emergjente të atij vendi.

Sipas deklaratës, zjarri i cili u përhap në pesë metra katrorë është shuar dhe 112 persona janë evakuuar.

Siç ka thënë burimi për agjencinë TASS, zjarri ka rënë në katin e katërt të spitalit pasi u dogjën disa sende personale.

TE TJERA

spot_img