MSH jep lajmin e mirë, ja si paraqitet situata e Covid gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 29 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,058 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vik timë nga COVID-19.

Sipas njoftimit, edhe 12 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 371. Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 3,047 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 781,351 persona. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.

Në vend jepen dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...