“Kolegët e mi kanë makina shumë të shtrenjta”, Gent Zenelaj del me reagimin e fortë për …

Publikimi i databazave me pagat, numrat e telefonit dhe targat e makinave kanë ngjallur jo pak reagime.

Këto skandale të njëpasnjëshme janë pasqyruar në media ndërkohë që listat po qarkullojnë lirisht edhe në telefonat e qytetarëve.

Për këtë është pyetur edhe aktori, Gent Zenelaj, i cili e ka konsideruar si një leksion dhe ka vënë re që kolegët nuk tatohen. Ai priste që qytetarët të protestonin, por nuk ndodhi.

“Mora një leksion shumë të mirë se ajo rroga ime që tatohet aty është 20 % dhe vura re që ka kolegë që nuk tatohen dhe kanë makina shumë të shtrenjta. Të betohem që nuk e kam marrë si link fare. Ishte një moment që njerëzit të protestonin, po njerëzit nuk protestuan”, tha Zenelaj.

TE TJERA

spot_img