Çfarë…? “Iva Tiço pjesë e pazarit për Ilirin në ‘BBV’”

Këtë vit, opinionistja e “Fan Club Big Brother Albania VIP” ështe gazetarja Iva Tiço.

Ajo ka ndarë çdo të diel komentet e saj lidhur me ndodhitë brenda shtëpisë dhe mendimet për të eleminuarit e javës. Megjithatë sipas saj, ky rrugëtim nuk është dhe aq i lehtë.

Me një shikueshmëri rekord dhe me popullaritet që ka kaluar pritshmëritë, është shumë e vështirë t’i shpëtosh komenteve nga më të ndryshme kudo në rrjet.

Gjatë një interviste në “Wake Up” ditën e sotme, Iva Tiço ka pohuar se ka patur sulme te herë pas herëshme në inbox-in e saj, ku kryesisht i shkruajnë fansat e banorëve të cilët e akuzojnë se po mban anë.

“E di si më duket vetja ndonjëherë, po mendoja këtë të diel, më kujtohet një thënie e vjetër e futbollistëve që thoshin ‘një javë ti fiton dhe të mbajnë në shpatulla, pastaj javën tjetër ti humb dhe vijnë të thyejnë xhamat e shtëpisë.’ Në këtë rast nuk na thyejnë xhamat e shtëpisë, por mua më vjen për të qeshur se si ndryshon bursa ime.

Para një jave u sulmova në inbox-in tim si fansja e Donaldit që turp të më vinte mua dhe gjithë produksionit tonë në këtë rast ‘Fan Club’-it që nuk mbështesnim Ilirin”, -tregoi ajo. Reagime të tjera kanë qenë edhe lidhur me Ilirin, ish-kolegun e saj në jurinë e “Dancing With The Stars”.

“Kësaj radhe jam vënë me shpatulla pas murit, moj turp të kesh, s’të vjen zor që je kaq e afruar me Ilirin dhe bën çdo gjë se je pjesë e pazarit të Ilirit”, tha Iva. Megjithatë siç tregoi gazetarja, është pjesë e punës dhe nuk e ka problem.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...