Berisha sfidon Ramën: Të marrë edhe Lulzim Bashën me vete

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar në një debat kryeministrin Edi Rama, teksa tha se ky i fundit mund të marrë me vete edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai u shpreh se Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit, pasi proceset e trurit të tij kanë ngadalësi në momente të caktuara.

“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm.

Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...