Antonela: “Unë nuk kam nevojë për këto 100 mijë euro se i kam. Unë dua të bëj një eksperiencë ndryshe”

Sonte debati u rikthye sërish te Antonela dhe Big Mama.

Antonela ngeli e mërzitur kur dëgjoi se si banorët e tjerë kishin folur për të në dhomën e rrëfimit. Ajo shpjegoi që nuk ka nevojë për ato 100 mijë euro që fitohen në Big Brother VIP sepse i ka ato lek, ka edhe shtëpi etj.

Ajo është aty për të parë veten në një dimension “tjetër”. E rëndësishme është të ngelesh njeri, tha Antonela. Qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë që të njollos emrin e ndonjë artisti këtu brenda. Unë nuk kam sharë njeri, ju po!

Dukej qartë që Antonela nuk e priste nga disa banorë si Sarah, Einxhel, Monika që të mos e mbështesnin për ngjarjen që ndodhi me Big Mamën. Iliri i tha “Vivi e lascia vivere” që do të thotë, “jeto dhe lër të jetojnë”…pra mos shklel në hapësirat e të tjerëve.

TE TJERA

spot_img