“Ajo suita do ishte fantastike për mua e Beatrix”, Donaldi i bën kërkesën e papritur Arbana Osmanit: Mund të ketë një…

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ është krijuar një mjedis i ri. Një suitë do të jetë në dispozicion të banorëve duke i falur atyre një natë relaksuese dhe plot privilegje.

Banorët do të ndahen në çifte dhe do të kenë mundësinë të qëndrojnë brenda këtij luksi për 24 orë. Çifti i parë që shkoi ishte Arjola dhe Monika, edhe pse shumë donin që të parët të ishin Donaldi dhe Beatrix. Por ishte kjo e fundit që refuzoi.

Kur Arbana Osmani i pyeti se kush e meriton të shkonte në atë suitë, banorët thanë për çiftin e krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa Arjola po bënte me shenjë nga ata, Beatrix thotë “jo, jo”.

“Arbanë, suita do të ishte e bukur për mua dhe Beatrix nëse nuk do të kishte kamera, do të ishte fantastike”, ndërhyn Donaldi.

Më pas i kthehet Einxhel: “Të gënjen mendja që të mos ketë kamera, të gënjen mendja”.

Por Monika nuk e le me kaq pasi shton: “Mund të ketë një opsion që në momente të caktuara kamera fiket”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...