Nami më 1 janar! Përveç Lorik Canës, zbulohet se kush do të hyjë tjetër në ‘Big Brother Vip’

1 janari do të jetë një natë super speciale në ‘Big Brother Vip’, që do të ketë shumë surpriza, ngjarje dhe të ftuar. Disa ditë më aprë kemi zbuluar që një nga të ftuarit do jetë ish-kapiteni o Shqipërisë, i madh Lorik Cana.

Legjenda e futbollit shqiptar do të qëndrojë për disa minuta si i ftuar në shtëpinë më të famshme në vend dhe do të ketë dhurata për gjithë banorët. Një nga dhuratat do jetë fanella e tij pë secilin konkurrent, kuptohet bashkë me një autograf.

Përveç Canës, sot kemi zbuluar se kush do të jenë të ftuarit e tjerë dhe bëhet fjalë për disa nga ish-banorët e ‘Big Brother Albania’ ndër vite. Emrat ende s’bëhen të ditur, por ish-banorët do darkojnë më 1 janar me banorët vip të këtij sezoni.

Por përveç surprizave dhe të ftuarëve specialë, ‘Vëllai i Madh’ ka menduar edhe për pamjen e banorëve. Kështu gjatë spektaklit të së shtunës, banorët do të jenë të veshur nga stilisti ndërkombëtar Valdrin Sahiti.

Ai do të përkujdeset për secilin banorë aty brenda. Kujtojmë se para spektaklit të së shtunës, sonte është spektakli i radhës, ku të nominuar janë Iliri, Meridiani dhe Antonela.

Njëri nga të tre do të lërë sonte shtëpinë. Ndërkohë, thuhet se do të këtë edhe 3 hyrje të reja sonte, një moderatore e njohur nga Kosova, dhe dy sportistë nga Shqipëria, njëri kampion noti dhe tjetri kampion tenisi.

TE TJERA

spot_img