E quajti Donaldin tradhtar, por Aleksia Peleshi, e mbron: Ke nusen dhe më ngacmon mua, më ke dërgua 10 SMS ku më thua ‘shpirti, zemra, ylli…’

Aleksia Peleshi, e dashura e Romeo Veshaj, ka komentuar edhe ajo lidhjen e shumëdiskutuar mes Donaldit dhe Beatrix. Së fundmi, Aleksia i është përgjigjur ndjekësve të saj në Instagram lidhur me Donaldin.

Në një bisedë virtuale në Instastory dikush kritikonte aktorin duke e cilësuar si “tradhëtar”, referuar marrëdhënies së tij me Borën dhe Beatrix.

“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar.

Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje është hipokrizia më e madhe,”– ia ka kthyer Aleksia, duke shkruar se kjo është hera e fundit që flet për këtë temë.

Kujtojmë se pak javë më parë e ftuar në “Goca dhe Gra”, Aleksia mbështeti publikisht Donaldin, teksa lidhur me trekëndëshin e dashurisë ajo tha se dëshiron lumturinë e Donaldit dhe se “ndenjat janë të pakuptueshme”.

Aleksia ka kohë që përflitet në media për një lidhje me Romeon, por nga asnjëra palë nuk ka ardhur kurrë konfirmimi zyrtar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME