HYRJELAJMEBOTA“Dua një grua të mirë”, e kërkon në mënyrën e veçantë, 66...

“Dua një grua të mirë”, e kërkon në mënyrën e veçantë, 66 vjeçari bëhet viral në gjithë botën

Shumica sot u janë drejtuar aplikacioneve për të lënë takime me meshkuj e femra.

Ka të tjerë që janë më origjinale. Një burrë që sapo u transferua në Georgetown, Teksas, vendosi të provonte diçka paksa më ndryshe.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një burrë të quajtur Jim Bays. Ai është një 66-vjeçar, i cili e ka kaluar jetën duke ndërtuar shtëpi.

Pasi u transferua në Teksas. gjashtë muaj më parë, nga shteti i Uashingtonit, ai shpreson të ndërtojë diçka më të rëndësishme.

“Unë jam duke kërkuar për dashuri”, tha ai.

Dhe mënyra se si ai do të gjejë dashurinë shihet në anën e autostradës 29 pranë Bertram – përmes një ‘billboard-i’.

“Dua një grua të mirë, për të folur, për të bërë shëtitje dhe për veprime të këndshme”, shkruhet në reklamën e madhe, ku shfaqet edhe numri i amerikanit.

TE TJERA

spot_img