HYRJELAJMEKORONAVIRUSÇfarë do ndodhë nga data 4 janar e këtij viti që po...

Çfarë do ndodhë nga data 4 janar e këtij viti që po vjen? Ja përgjigjet e Rakacollit

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që duke nisur nga data 4 janar e vitit të ardhshëm,

të gjithë punonjësit e administratës shtetërore dhe qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose dëshminë se kanë kaluar virusin. Mira Rakacolli u shpreh se deri më tani, rezistencë vihet re tek të rinjtë për të kryer vaksinën anti Covid.

“Gjithkush ka përgjegjësi për shëndetin e vet por edhe publik.

Virusi po ndryshon. Nëse nuk vaksinohem, nëse sëmurem mund të transmetoj virusin, mund të bëhem subjekt që virusi të ndryshojë mutacion ndërsa dikush tjetër ka bërë zgjedhje që të vaksinohet.

Askush nuk ka thënë që të vaksinuarit infektojnë si të pavaksinuarit. Shumica e atyre që janë të shtruar në spital por edhe të infektuar janë të pavaksinuar.

Vaksinimi të mbron edhe nga infektimi. Kush janë personat që kanë më tepër mundësi për ta përcjellë transmetueshmërinë janë ata punonjës të administratës publike që kanë kontakt me njerëzit.

Nuk ka pasur rezistencë të madhe në dijeninë time, por çdo gjë do e tregojë 4 janari. Rezistencën vazhdojmë ta kemi tek të rinjtë,” tha Rakacolli.

TE TJERA

spot_img