Analisti i njohur bën deklaratën e bujshme: Berisha po kërkon ndihmën e Ramës, ja pse Basha nuk largohet në janar

Avokat Spartak Ngjela dhe gazetari Artur Zheji i cilësuan akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

për takimin Balla-Basha si një kërkesë ndihme për kryeministrin Edi Rama. Zheji tha se Berisha po i kërkon ndihmë Ramës për t’i dhënë më shumë karburant lëvizjes kundër Bashës. Megjithatë sipas gazetarit, sado që Berisha dëshiron të rrëzojë Bashën nga partia, në fund është gjykata ajo që e vendos këtë gjë.

“Fakti që doktori është ndjerë i detyruar të ndërtojë një paradigmë elektorale për një marrëveshje Basha-Balla-Veliaj tregon që diçka nuk po funksionon. Kërkon ndihmën e Ramës, t’i japë më shumë karburant lëvizjes së tij kundër Bashës. Nëse nuk ndodh diçka më 5 janar, askush nuk e beson më. Në një farë mënyre është pengu i vetvetes. Basha mbetet në krye të PD-së deri sa një vendim gjykate ta rrëzojë.

Pra, Berisha do ta rrëzojë, por gjykata është ajo që vendos. Mungesa e befasisë i dha kohë Bashës të organizohet më mirë. Berisha nuk ka shumë kohë. Duhet të nxitojë që ta kapë objektivin, kjo e bën atë të përdorë çdo mjet. Por duke përdorur çdo mjet, krijon shumë armiqësi. Mendoj që 5 janari është vija ndarëse”, tha Zheji.

Nga ana tjetër avokati u shpreh se Basha tashmë është ftuar nga Uashingtoni dhe se SHBA-të e dinin se PD drejtohej nga Berisha, por ato e prenë këtë dualitet. Ngjela tha se Basha nuk mund të largohet nga PD sepse me të ai mund të vijë në pushtet.

Sipas tij, largimi i Berishës nga Basha u prit me entuziazëm. “Nuk kanë pasur marrëdhënie me Uashingtonin, këta, PD. Kurrë. Tani është ftuar Basha. Ata e dinin që partia drejtohej nga Saliu. Ata dinë dhe pulat e lagjes sime. Atë dualitet ata e prenë. Shenjat janë u duhet PD-ja për interesat e tyre në BP. Po s’mund të lënë ata një parti 20 vjet.

Po bëjnë gjithë lojën që PD me Bashën të vijë në pushtet. Këtë tjetrin nuk e pranojnë. Ka pragmatizëm në optikën e PD-së, ç’rëndësi ka nëse ke dashuri për Saliun. Politika është pragmatizëm, mbi të gjitha është interes. Unë vura re që ata e pritën me entuziazëm largimin që i bëri Basha Saliut”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...