Rudina Dembacaj ka diçka që nuk ia ble ndot as Mark Zuckerberg e as ndonjë Mark tjetër

Me një kastë të jashtëzakonshme aktorësh komedia “Boeing Boeing” ka thyer rekordet e shfaqjeve me më shumë se 150 të tilla të mbajtura jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë.

Por tashmë duket se shfaqja do vijë edhe në kinema, dhe këtë na e tregoi vetë Gent Zenelaj dhe Rudina Dembacaj. Mirëpo, një sukses i tillë, krahas urimeve të përzemërta do shoqërohet patjetër edhe me njerëz dyshues.

Së fundmi, një prej ndjekësve e ka pyetur Rudinën në një “ask”, nëse filmin po ia bën Marku, referuar partnerit të saj, ish-deputet.

Por aktorja nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke sqaruar të gjithë ata që dyshojnë tek aftësitë e saj. “Talentin, punen dhe perkushtimin nuk e blen dot as Mark Zuckerberg, jo me Marku im.

Marku me ben te lumtur, po sme ka bere as aktore, as producente!”, ka shkruar Rudina, duke vendosur pikat mbi “i”, shkruan aktorja e ‘Klanifornia’.

Kujtojmë se Rudina ka shpesh përplasje të tilla me ndjekësit që iua kujtojnë gjithmonë pasurinë e Markut, por ajo di gjithmonë si t’u kthejë përgjigjen e duhur, shumëherë edhe kur e tejkalojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...