“Qejflinj” të Benzit: Del lista e deputetëve të PS me makinat më të shtrenjta, Balluku e Spiropali “ecin në këmbë”

Pasi shqiptarët morën vesh rrogat e njëri-tjetrit, radhën e pati databaza me targat e më shumë 500 mijë shqiptarëve, e mes tyre edhe politikanë të njohur e deputetë akutalë në parlament.

Sipas një vëzhgimi të kryer nga “Panorama” Benzi është marka e preferuar e deputetëve të Partisë Socialiste, por disa prej tyre kanë makina me çmime më minimaliste se kolegët.

Taulant Balla, deputet dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së ka në pronësi një “Volkswagen Touareg” të viteve të fundit, ndërsa Gjiknuri ka një “BMX X1” por sërish të viteve të fundit.

Nga ana tjetër Ulsi Manja, Ermonela Valikaj(Felaj), Xhemal Çefalia kanë në pronësi të tyre “Mercedes Benz ML 350”. Tek deputetët me makina modeste dhe jo aq të kushtueshme sa të kolegëve futet Mimi Kodheli e cila ka një “Fiat 500 C”, Klodiana Spahiu ka një “Ford Mondeo” dhe Gertjan Deda një Golf 5.

Por duhet të theksojmë se këto janë vetëm makinat që kanë regjistruar në emër të tyre, pasi shumë politikanë zgjedhin t’i regjistrojnë makinat dhe pronat në emër të fëmijëve, prindërve ose të afërmve.

MAKINAT NË PRONËSI TË DEPUTETËVE TË PS

Taulant Balla: “Volkswagen Touareg”

Damian Gjiknuri: “BMW X1”

Mimi Kodheli: “Fiat 500”

Ulsi Manja: “Mercedes Benz ML 350”

Ermonela Valikaj: “Mercedes Benz ML 350”

Fadil Nasufi: “Toyota RAV4”

Bujar Çela: “Mercedes Benz E 220”

Paulin Sterkaj: “Volkswagen Touareg”

Xhemal Qefalia: “Mercedes Benz ML 350”

Luan Duzha: “Mercedes Benz E 200 Kompressor”

Antoneta Dhima: “Mercedes Benz E 320CDI”

Klodiana Spahiu: “Ford Mondeo”

Fatmir Xhafaj: “Mercedes S Clas”

Nasip Naço: “Toyota Rav 4”

Erion Braçe: “Mercedes Benz GLA 220CDI”

Toni Gogu: Autoveturë, tip “Mercedes Benz”

Niko Peleshi: “Mercedes ML”

Evis Kushi: “Skoda Octavia”

Ilirian Pendavinji: “Toyota Rav 4”

Jurgis Çyrbja: “E Class”

Blerina Gjylameti: “BMW X5”

Besion Ajazi: “Mercedes” fuoristradë

Pranvera Resulaj: “Mercedes E 280”

Bardhyl Kollçaku: “Mercedes Benz c220”

Ilir Topi: “Mercedes Benz viti 2008”

Arben Pëllumbi: BMW

Denis Deliu: “Mercedes Benz vit 2003”

Gertjan Deda: “Golf 5”

Niko Kuri: “Nisan” foristradë, “BMW FV3”

Ornaldo Rakipi: “Mercedes CLS”

PA MAKINË

Alqi Bllako

Belinda Balluku

Elisa Spiropali

Etilda Gjonaj

Etjen Xhafaj

TE TJERA

spot_img