Pra ai po i dërgonte shenja… Romeo zbulon më në fund kuptimin e saj

Një veprim i Donaldit pak javë më parë u komentua kudo në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Shenja që ai formon me gishtat e dorës sipas leximit që u janë bërë gjestikulacioneve të tilla përdoret kur i shpreh dikujt dashurinë.

Kaq mjaftoi që njerëzit të aludonin se po i drejtohej Bora Zemanit.Mirëpo, interpretimi i tyre duket shumë larg të vërtetës.

Mes të tjerash për ata që nuk e dinë kjo është edhe shenja e Spider-man. Andaj, nuk është aspak çudi që gjesti i Donaldi i drejtohet Romeos dhe është një shenjë mes vëllezërish.

Këtë e ka zbuluar së fundmi Romeo, i cili ka publikuar një foto nga Dubai ku ndodhet këto ditë pikërisht me këtë shenjë teksa i ka bërë tag Donaldit. Më në fund ai vendosi pikat mbi “i” dhe i dha fund çdo dyshimi.

Marrëdhënia e krijuar mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, si dhe situata me moderatoren Bora Zemani, janë bërë kryefjala e mediave rozë gjatë ditëve të fundit.

Kjo, për shkak të afrimitetit të aktorit me Beatrixin dhe “thyerjes së premtimit” me moderatoren Bora Zemani, të cilën e puthi live në BBVIP. Por, gjithçka u harrua. Ai shprehu hapur pëlqimin e tij për këngëtaren, edhe pse kjo e fundit nuk ndihej e sigurt për lidhjen e tyre, një lidhje që u sulmua jo pak nga publiku, ku përfshiu edhe familjarët e çiftit të ri.

TE TJERA

spot_img