“Je e pafytyrë!”, zihen keq dy gocat e BBV që gjasme ishin shoqe

Einxhel dhe Antonela kanë patur një raport të vështirë me njëra-tjetrën në “Big Brother VIP”. Që në nisje të rrugëtimit të saj në reality-show Antonela u përplas me Einxhel me të cilën si duket ka patur keqkuptime që jashtë.

Megjithatë, kohët e fundit ujërat mes tyre u qtësuan paksa madje ato filluan edhe të komunikonin me njëra-tjetrën. Por, sot dy vajzat kanë patur një debat të fortë së bashku. Antonela e para ironizoi Einxhel për Big Maman duke i thënë t’i kërkojë asaj gjërat që ka jashtë sepse e ka shoqe.

Mirëpo, kur moderatorja i kërkoi mos të ironizonte dhe i tha se Big Mama nuk është shoqja që ka kontakte për t’i sjellë gjëra, Antonela shpërtheu duke i thënë edhe se për çfarë kishte hatërmbetje.

“Ke bërë ironi me mua në Prime, ke thënë edhe gjëra të pavërteta. Mëso çfarë është respekti dhe shoqëria.Ti kapesh kot me Ilirin e më thua mua se kapem për gjëra koti”- tha ajo.

Kurse Einxhel tha se ka thënë vetë mendimin e saj. “Kur bëjmë një bisedë tek e tek mbaji këtu gjërat, mos përmend çfarë bëj unë me të tjera. Të dhashë një këshillë edhe nuk e ndoqe.”

Antonela nga ana tjetër u shpreh se Einxhel mban mllef përbrenda dhe se ka inat sepse ajo mbajti anën e Sarah, e madje e quajti edhe ‘të pafytyrë’. Mirëpo, Einxhel iku duke u shprehur se nuk do që të zihet me Antonelen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...